Ishte duke rikonstruktuar një banesë, 50-vjeçari b*e nga skela dhe humb jetën në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat pak minuta më parë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në punë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, 50-vjeçari me inicale P.M ka rënë nga skelat dhe is pasojë ka humbur jetën. Uniformat blu bëjnë me dije se, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Berat / Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes., shkruhet në njoftim.

