Ishte duke bërë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në Laç, rrëzohet dhe vdes gruaja

Një grua ka vdekur ditën e sotme teksa ishte duke marrë pjesë në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Fillimisht ajo është dërguar në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit, pasi dyshohet se është rrezuar teksa ishte në pelegrinazh.

Sipas bluzave të bardha nga spitali Laçit personi ka marre plagë të renda, ndaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tirane për mjekim me te specializuar, por nuk ka mbijetuar.

Akoma janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:30, tek Kisha "Shna Ndout", në vendin e quajtur "Te shpella", dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë. Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.

Ishte duke bërë pelegrinazh në Kishën e Shna Ndout në
Foto nga vendi i ngjarjes

EMISIONET