Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë.
Mësohet se një minator është plagosur rëndë në një prej minierave të Bulqizës.
Po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës.
"Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë." - njofton policia.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.