Atentati në Rinas/ Jorgo: Jemi në një situatë që jemi të pasigurtë, shqetësuese përfshirja e policisë me individë të krimit
Juristja, Mirela Jorgo i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se jemi në një situatë që jemi të pasigurtë.
Jorgo: Në shtator unë mbaj mend që ka qenë vrasja më e madhe që bëri jehonë në Shkodër.
Mu në mes të Shkodrës në një lokal aty ndodhi vrasja në sy të të gjithëve në mes të lokalit.
Pastaj vrasja e zotit Kalaja.
Pastaj vrasja para një jave.
Dhe kjo e fundit që i vendosi kapakun.
Ne jemi në një situatë që jemi të pasigurtë.
Nuk e dimë se çfarë do sjelli minuti dhe sekondi.
Ajo që më bën përshtypje është përfshirja e elementëve të policisë në individë të tillë që janë të përfshirë me krimin.
Sidomos me trafikimin e drogës.

