Atentati në "Don Bosko", avokati: Të çmendurit kanë marrë kontrollin, e frikshme
Avokati Isuf Shehu duke komentuar ngjarjen e rëndë në "Don Bosko" ku humbi jetën një grua e pafajshme thotë se niveli i krimit në vend ka arritur në një tjetër nivel.
I ftuae në "Drejt" ai u shpreh se nëse deri dje kishim të bëjmë me akte të sofistikuara tanimë të çmendurit kanë marrë kontrollin.
Shehu: Kjo tregon një fazë të re të nivelit të krimit në Shqipëri. Nëse deri dje janë përballur krerët e grupeve kriminale deri në eleminimin e rivalëve të tyre tani aksioni ka kaluar në një stad tjetër. Të çmendurit kanë marrë kontrollin. E vetmja monedhë që qarkullon tani është dhuna. Nuk janë persona të mirëtrajnuar për të kryer këto sulme. Këtu është synuar të prodhohet terror, panik, konfuzion, është e frikshme. Don Bosko është nga lagjet më të banuara të Tiranës, më të shtrenjtat, jetojnë kategori individësh të të gjitha niveleve dhe është një shenjë shumë e keqe për atë ambient.