Atentati ndaj Gilmando Danit/ Gazetari Vatnikaj jep detaje nga ngjarja e rëndë

Gazetari, Edison Vatnikaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës dha detaje të reja nga atentati ndaj Gilmando Danit.

Vatnikaj: Muçi Shalianji (Sheqeri) ndodhet në spitalin e Traumës teksa po lufton me jetën për shkak të plumbave që ka marrë në kokë.

Janë plumba që kanë prekur pjesë jetësore të të riut.

Ndërkohë që nga ana e mjekëve po shikohet një mundësi ndërhyrje kirurgjikale pavarësisht se e ka të vështirë pjesën e heqjes së plumbave.

Për tu ndalur tek atentati është një ngjarje shumë e rëndë.

Vetëm pak minuta pasi Dani e sheqeri kanë prekur tokën shqiptare për një udhëtim që të dy bashkë kanë kryer përmes aeroportit të Tiranës me datë 7 nëntor me destinacion Barcelonën dhe ditën e sotme kishin kthimin.

Janë nisur drejt parkingut ku kanë hipur në mjetin tip Benz dhe sapo kanë hipur në mjet kanë dalë në rrugën drejt rrethrrotullimit të Rinasit.

Një mjet me targa greke i ka parakaluar dhe ka qëlluar drejt tyre.

 

EMISIONET