I kërcënoi me dy thika buke, në hetim pronari i lokalit në Pogradec dhe 3 klientët

I kërcënoi me dy thika buke, në hetim pronari i lokalit në

Policia e Pogradec njoftoi se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj katër personave që  u konfliktuan pasditen e sotme në ambientet e një lokali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., E. Ç., D. R. dhe E. Ç., pasi këta shtetas, sot rreth orës 17:30, tek vendi i quajtur "Valuta", në Pogradec, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientin e lokalit të shtetasit E. K., i cili gjatë konfliktit dyshohet se i ka kanosur tre shtetasit e tjerë me dy thika buke.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

pogradec sherri

EMISIONET