I dogjën makinën në Elbasan, gjykata mbyll në burg Ambri Sinakolin e Nazmi Liçin. Në “arrest shtëpie” dhe pengmarrësi

I dogjën makinën në Elbasan, gjykata mbyll në burg Ambri

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të lerë në masën e “arrestit në burg” Ambri Sinakolin, të arrestuar pak ditë më parë për akuzën e “Shkatërimit të pronës me zjarr”.

Vendimi për mbylljen në qeli të Sinakolit është marë në 18 Mars, nga gjyqtarja Idush Maliqi, e cila vlerësoi provat e administruara në dosje, duke miratuar kërkesën e prokurorit Petref Asllani.

Ambri Sinakoli, është vëllai i Ardit Sinakolit, personit që mbeti i vrarë në masakrën e 3 shkurtit 2016 në qytetin e Elbasanit. Pikërisht në lokalin ku ndodhi sulmi me armë ndaj Çapjave, ka qënë prezent dhe i arrestuari i pak ditëve më parë, Ambri Sinakoli.

Së bashku me Sinakolin, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe për shokun e këtij të fundit, shtetasin Nazmi Liçi.

Liçi dhe Sinakoli sipas policisë së Elbasanit janë autorë të djegies me zjarr të automjetit në pronësi të 23-vjeçarit Jorgo Zhidro.

Shkak i djegies së makinës së Zhidros, janë bërë konfliktet që ai ka pasur me Sinakolin dhe Liçin.

Për shkak të veprimeve që ka kryer, Zhidro, ka mundur të identifikojë njërin nga autorët e djegies së makinës, duke vendosur ta marë peng dhe dhunojë Nazmi Liçin. Pengmarjen e Nazmi Liçit, Jorgo Zhidro e ka kryer së bashku me dy shokët e tij, U.G dhe A.Zh.

Policia deri në këtë fazë të hetimit ka mundur të arrestojë vetëm Jorgo Zhidron, duke e akuzuar për veprën penale të “Vetëgjyqësisë”. Për shkak të kësaj akuze, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Zhidron.

Ndërsa për dyh miqtë e tij, U.G dhe A.Zh është bërë shpallja në kërkim e tyre.

gjykata elton qyno nazmi liçi ambri sinakoli elbasan gjykata pengmarrësi

EMISIONET