Rrugët marrin sërish jetë, makina përplaset me trafikndarësen, vdes pasagjeri në Fushë-Krujë (Pamje)
Nuk kanë të ndalur aksidentet fatale në Shqipëri.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në autostradën Fushë-Krujë-Thumanë, mësohet se një drejtuesi 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri me inicialet L. D, rreth 50 vjeç.
Njoftimi i Policisë Krujë - Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë-Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.