I dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, Gjykata e Lushnjes i sekuestron apartamentet, lokale e garazhet

I dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, Gjykata e

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur sekuestro për pasuritë e F. Abduramanit, i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Pasuritë në zotërim të shtetasit F. Abduramani janë sekuestruar pasi ai është i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Kështu, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

Pasuria Nr.22/***, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.18/***, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

1 (një) garazh (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L****”, Lushnjë;

1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2

3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2  dhe 84.88m2, me vendndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;

Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazh”;

Në zbatim të vendimit gjyqësor është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

EMISIONET