Hoxha: Duhet të mbyllet një cikël, shokët e Berishës në Evropën lindore janë në pension

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se vija e kuqe tashmë ka kaluar.

Ai tha se shokët e Berishës në Evropën lindore janë në pension ose nuk janë fare në politike, pasi kanë mbyllur një cikël.

Hoxha: Vija e kuqe ka kaluar. Asnjë nga të dy palët nuk u shkon ndërmend që gjërat mund të shkonin më mirë. Shokët e Berishës në Evropën lindore janë në pension ose nuk janë fare. Ne jemi në një situatë që drejtësia dhe klasa politike nuk e mbyllte dot këtë cikël.

Si pala jashtë dhe brenda selisë janë milionerë. Do ketë një cikël. Është beteja finale dhe ne do shohim beteja dhe në partitë e tjera. Është një çështje që do mbyll ciklin e vetë, do ketë dhimbje për ata që do lënë skenën.

EMISIONET