Dashuritë e ndaluara në rrugicat e Vlorës

Rrugicat e lagjes Muradie në Vlorë mbartin copëza historie nga më të ndryshmet, duke filluar nga momente historike për vendin tonë deri te historitë e dashurisë. Ergys Alushi, banor i zonës rrëfen për "Ora Verore" historitë e dhimbshme që janë zhvilluar në rrugicat e lagjes.  

Ergys Alushi: Këtu ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një vendas u dashurua me një vajzë austriake. Nuk e lejonte familja, që të lidhej me djalin. Babai e vrau vajzën. Ajo u mundua të arratisej dhe e kapën e e varën në mes të qytetit. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugicën muze të lagjes Muradie. E njëjta histori ka ndodhur me një gollobordas, i cili  dashuroi një zviceriane. Në vitin 1927. U rrethua Vlora për tre ditë deri sa u kap djali. Me vendim të presidentit aso kohe e dënuan me vdekje.  

 

EMISIONET