Klubi Patriotik Labëria - Vendi ku për herë të parë Isamil Qemali nisi lëvizjen e Pavarësisë

Lagja Muradie është një ndër lagjet më të vjetra të Vlorës, që mbart histori të pasur. Në rrugicën muze të lagjes ka jetuar Marigo Pozio Poçi, që qëndisi flamurin tonë kombëtar. Ergys Alushi, banor i zonës thotë në emisionin "Ora Verore" se në rrugicat e kësaj lagjeje ka ardhur për herë të parë Ismail Qemali për të nisur lëvizjen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ergys Alushi: Këtu është rruga muze, sepse ka jetuar paria e qytetit. Njerëz që kanë kontribuuar në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë. Këtu ka jetuar Marigo Pozio, që qendisi flamurin. Kemi Klubin Patriotik Labëria, i cili është paradhoma e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Është klubi, ku ka ardhur për herë të parë Ismail Qemali dhe aty midis vitit 1908-1912 filloi lëvizja e Vlorës për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.

EMISIONET