Ofertat seksuale/ Miss-i shqiptar: Të mos abuzohet me femrat në eventet e bukurisë

Xhensila Shaba, zbulon në emisionin "Ora Verore" se nuk i janë bërë oferta seksuale në evenimentet e bukurisë që ka marrë pjesë. Megjithatë ajo shpreh pakënaqësi për mënyrën e organizimit të  kompeticioneve të bukurisë. Xhensila kërkon që të mos abuzohet me femrat dhe të ketë më shumë oragznizim në të tilla evente.

Ronaldo Sharka: Të janë bërë oferta seksuale pas ekspozimit në evente e bukurisë?

Xhensila Shaba: Deri tani nuk më ka ndodhur dhe uroj shumë që mos më ndodh. Nuk më ka ndodhur, sepse ndoshta unë jam ai tipi që nuk i ekspozoj gjërat që duhen ekspozuar.

Ronaldi Sharka: Si do reagoje nëse të bënin një ofertë të tillë?

Xhensila Shaba: Do e anashkaloja, nuk do bëja asgjë. Do doja që në eventet në Shqipëri të ketë më shumë rregul dhe mos abuzojnë me femrat.

EMISIONET