Kurora e bukurisë me lekë - Xhensila Shaba: Kam dëgjuar por...

Xhensila Shaba, bukuroshja që numëron një sërë çmimesh bukurie jashtë shtetit por edhe në Shqipëri pohon në "Ora Verore" se ka dëgjuar raste ku çmimet e para në eventet e bukurisë janë fituar me lekë. Megjithatë ajo thotë se në evente që ajo ka marrë pjesë kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ronaldo Sharka: A paguajnë lekë miss-et që fitojnë çmimet e para?

Xhensila Shaba: Po kam dëgjuar që ndodh. Të paktën për aq sa kam marrë pjesë në Shqipëri, nuk kam paguar  lekë. Nëse do të ishte për të paguar një farë shume, unë mund ta bëja vetë famën time me ato lekë. Nuk do kisha nevojë të merrja pjesë në një konkurs bukurie. Mund të paguaja dikë jashtë, e fitoja, dilja si më e mira dhe kaq.

EMISIONET