Hetimet për skandalin e mikro-kredive çojnë dekanin e Ekonomikut në SPAK, Dhori Kule pyetet për mbi 1 orë

Prokuroria e Posaçme ka vijuar me hetimin e skandalit të mikro-kredive, ku kompanitë blinin nga bankat huatë e pashlyera, duke kërkuar nga individët më tej shuma më të mëdha.

Për rreth një orë në SPAK u paraqit dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule, për të ndihmuar më shumë hetuesit mbi mënyrën e funksionimit të skemës dhe eksperiencën për zbatimin në shtete të tjera.

Në maj të vitit 2024 prokuroria veproi duke arrestuar drejtues të kompanive dhe përmbarues të përfshirë në skandalin e mikro-kredive.

Në atë kohë u shfaqën raste ku për shuma të vogla veproheshin duke sekuestruar pasuri më vlera shumë herë më të larta. Ndërsa kredimarrësve u faturoheshin tarifa shërbimi shumë më të shtrenjta.

Pas kësaj u iniciuan dhe ndryshime ligjore si për kriteret për të marrë kredi në banka ashtu dhe rregullat që duhen ndjekur për të shlyer huatë e marra në institucionet financiare.

EMISIONET