Hetimet/ Njëri nga personat në hetim për sigurimin e kushteve të vrasjes së Ginës dyshohet se qëndron në SHBA
Njëri nga personat e shpallur në kërkim nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, është Ederin Çaushi 36-vjeç nga qyteti i Lushnjës.
Sipas gazetari të “Ora News” Elton Qyno, Çaushi, rezulton të ketë dalë nga Shqipëria disa kohë më parë dhe besohet se është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, Çaushi është me lidhje shoqërore me Laert Haxhiun, dhe e ka ndihmuar për të siguruar armë dhe makinën, me qëllim vrasjen e Rexhep Ginës.
Rexhep Gina, ka qënë anëtar i bandës së Lushnjës dhe rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Prezenca e tij në qytetin e Lushnjës ka tërhequr vëmëndjen e Laert Haxhiut për të bërë përgatitjen e vrasjes, por në rrethana të paqarta nuk u realizua.