Hetim për zemrën e Saimir Sulës/ Spanjollët sjellin përgjigje: Zemra ndodhet në spital, zhvilluam autopsi të thelluar. Ejani merreni!

Hetim për zemrën e Saimir Sulës/ Spanjollët sjellin

Autoritet spanjolle, u kanë kthyer përgjigje prokurorisë Shqiptare duke konfirmuar se janë të gatshme të kthejnë në vendlindje zemrën e Saimir Sulës, një shqiptari që dy vite më parë mbeti i vdekur në një spital të Barcelonës.

Në total janë 10 detyra që pala shqiptare u kërkonte homologëve Spanjollë, për të kryer në dobi të hetimit që është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës.

Përmes dërgimit të një letërporosie, e cila mban përgjigje të 10 pyetjeve të realizuara gati dy vite më parë nga prokuroria e Tiranës, Spanjollët kanë konfirmuar se zemra e pacientit të vdekur Saimir Sula, ndodhet në ambjentet laboratorike të spitalit “Hospital Del Mar”.

“Ora News” mwson se spanjollët argumentojnë se zemra e pacientit Sula është hequr me qëllim realizimin e autopsisë fillestare dhe një autopsie më të thelluar që kërkon kohën e nevojshme për daljen e një konkluzjoni shkencor, i cili përcakton dhe shkaqet e vdekjes së Saimir Sulës.

Por pavarësisht se zemra e Sulës ndodhet në ambjentet e spitalit në Barcelonë dhe Spanjollët kanë dhënë pëlqimin për transferimin e saj në Shqipëri, në përgjigjen e tyre ata nuk japin një datë ekzakte të transferimit të organit biologjik në Shqipëri.

Kjo pasi transportimi i zemrës, do kërkonte një mjet teknologjik që do e mbante atë të paprekur në kushtet atmosferike të jashtme.

Me mbëritjen e zemrës në Shqipëri, prokuroria shqiptare do kërkojë analizën e ADN-së mes familjarëve të Saimir Sulës, me qëllim vërtetësimin e plotë nëse zemra i përket pacientit Sula ose jo.

Një analizë të tillë, spanjollët nuk e kanë realizuar deri në këtë fazë, ndaj edhe familjarët e Sulës kanë refuzuar ta bëjnë privatisht transferimin drejt Shqipërisë.

Sula ndëroi jetë në vitin 2020 në Barcelonë. Por megjithëse trupi i tij u transportua në Shqipëri, familjarët e të ndjerit pikasën diçka të çuditshme në trupin e tij.

Për këtë dyshim, para se të zhvillonin ceremoninë ne varrimit familjarët kërkuan kryerjen e një ekspertize në institutin e mjekësisë-ligjore.

Mjekët e këtij institucioni, konstatuan se Saimir Sulës, i mungonte zema, ç’ka solli nisjen e hetimeve për dyshim të mundshëm të organeve biologjike.

Hetimet nisën për “Trafikim organesh” dhe për dy vite janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore dhe koorrespodenca me drejtësinë spanjolle.

zemra elton qyno saimir sula spanjollë

EMISIONET