Hazizaj: Rama, Meta dhe Basha kompromis me njëri-tjetrin që i mban pambarimisht në pushtet


I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se të tre liderat politikë kryesor në vend bën gjoja para zgjedhjeve sikur ishin në konflikt për të pasur sa më shumë njerëz në zgjedhje dhe për të përdorur votën e tyre.

Hazizaj: Pikët e të tre liderave kishin vajtur në fund para zgjedhjeve. Njëri thoshte sëpatat, tjetri thoshte diçka tjetër dhe të tre kërkonin që qytetarët të vinin në votime. Qytetari i shkretë shkoi në votime dhe këtë ia përdorën si të donin. Kjo është një marrëveshje që i mban pambarimisht në pushtet.

Ky kuvend ekziston ende për shkak të këtij kompromisi. Edhe sot ia fusnin sot në Kuvend njëri nga lindja dhe tjetri nga perëndimi. Ishte një situatë banale sepse ata e dinë se nuk do të jenë më aty.

EMISIONET