Mrekulli! Fëmija ishte mes flakëve, e shpëton 22-vjeçari shqiptar

Mrekulli! Fëmija ishte mes flakëve, e shpëton 22-vjeçari

Një 22-vjeçar shqiptar  ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, Greqi, pasi u fut në banesën e mbuluar nga zjarri dhe zori të voglin.

22 - vjeçari Dionysis Abdiaei po kthehej në shtëpi pas punës kur pa dy fëmijë të vegjël së bashku me gjyshen duke qarë në mes të rrugës dhe duke kërkuar ndihmë për vëllain më të vogël, vetëm 1.5 vjeç, i cili kishte mbetur brenda banesës që digjej.

Dionysis pa u menduar u vërsul, theu xhamin dhe rrëmbeu foshnjën që qante mes flakëve.

Zjarri ka nisur nga një shkak i panjohur dhe siç përshkruajnë fqinjët, flakët janë përhapur shumë shpejt, të gjitha banesat e pallatit janë mbushur me tym dhe fëmijët janë në rrezik real.

Natyrisht në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e Lamisë me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar flakët para se të përhapeshin në banesat e tjera.

“Fëmija po qante… Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Unë bëra atë që çdo njeri do të bënte nëse jeta e tij ishte në rrezik…” , tha 22-vjeçari, i cili është kthyer në heroi e ditës.

EMISIONET