Hajdarmataj: Vrasja e babë e bir në Shkodër, e mirëmenduar. Ish-efektivët s’kanë asnjë mbrojtje nga shteti pasi largohen nga policia
Për ekspertin e sigurisë dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, ngjarja e sotme që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e birm 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit, u ekzekutuan në pritë.
“Së pari i shpreh ngushëllimet familjes, ngjarja është tejet e rëndë. Ndërsa me informacionet e e para që vijnë për këtë vrasje ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër. Pra duket si diçka e organizuar dhe e mirëmenduar nga autorët”, u shpreh Hajdarmataj.
Lidhur me trajtimin që shteti i bën ish-efektivëve që largohen nga Policia e Shtetit, ish-drejtuesi i lartë i Policisë theksoi se kemi të bëjmë me një keqmenaxhim.
“Gjokë Gurra ishte një ish-funksionar i Policisë së Shtetit dhe kjo e bën dhe më të rëndë ngjarjen në fjalë, por largimi i tij nga policia mesa di unë, nuk ka pasur asnjë lidhje me profesionalizmin, por është larguar për motive politike.
Përfshi dhe mua, të gjithë ish-kolegët e mi në Policinë e Shtetit nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje apo trajtim ndryshe të ish-efektivëve ku askush nuk mban përgjegjësi për ta dhe nuk dihet asgjë për atë çfarë ndodh pasi largohen nga policia”, theksoi Hajdarmataj.
Ndërsa lidhur me aksionin e sotëm të policisë me 47 të arrestuar në Elbasan, Hajdarmataj e cilëson më shumë si një fushatë se sa një punë e organizuar dhe e vazhdueshme.
“Së pari çdo operacion policor duhet përshëndetur dhe përkrahur. Por nga ana tjetër, më shumë kjo ngjan si një fushatë e policisë, se sa për një punë të organizuar dhe të vazhdueshme.
Pra, një gamë e tillë operacionale kërkon një kohë të bazuar në një hetim të mirëfilltë, dhe nisur nga kjo, i gjithë ky operacion i trumbetuar me shumë bujë do të përfundojë me lirimin e të arrestuarve”, theksoi eksperti i policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj.
Ndërsa lidhur me dosjen voluminoze të krimeve në Elbasan që ka ngritur i penduari kryesor Nuredin Dumani, Hajdarmataj vlerësoi se Dumani është e sigurtë që diccka i ka dhënë prokurorëve të SPAK-ut.




