Auron Tare: Jo të gjithë ata që u pushkatuan nga partizanët pas lufte ishin të pafajshëm

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, historiani Auron Tare u shpreh se thjeshtëzimi i historisë së Shqipërisë gjatë dhe pas luftës është shumë i keq.

Ai tha se ashtu sikurse në Francë dhe Itali, edhe në vendin tonë janë bërë ekzekutime pas marrjes së pushtetit pas lufte.

Auron Tare:  Simpliciteti i shpjegimit të historisë është shumë i dëmshëm sidomos për të rinjtë dhe të rejat. Po ju jap një rast. Disa muaj më parë po shkonim në Mal të Zi me disa të rinj të mirëedukuar dhe që punojnë në Tiranë.

Tek statuja e Heronjve të Vigut që e kanë hequr nga qendra dhe e kanë lënë në periferi, po diskutonim. Askush prej tyre nuk e dinte çfarë ishin por mendonin, apo kishin dëgjuar që ishin disa italianë të pushkatuar aty në Shkodër.

Fatkeqësisht historia jonë vazhdon me të njëjtën metodologji si në periudhën komuniste nuk ka ngjyra. Dhe për të shpjeguar terrorrin komunist të viteve 1950 – 1960 – 1970 nuk mund të fillosh me raste e përshkrime të 29 nëntorit 1944 është gabim shumë. Gjithmonë duhet të shikosh kontekstin historik.

 Shikoni çfarë ndodhi në Itali, kur u çlirua nga fashistët. Sa vetë u ekzekutuan qnë Itali që ishin bashkëpunëtorë në nivele të ndryshme të regjimit fashist. Sa njerëz në Francë janë ekzekutuar, në një nga vendet iluministe botërore.

Pra duhet kuptuar konteksti historik dhe të flasim për kontekstin historik të kohës.

sepse në flasim për ata që u pushkatuan ishin totalisht të pafajshëm, atëherë kush shkoi në Romë tek Viktor Emanueli. Këta njerëz që shkuan atje e vodhën dhe lugët e pirunjt  në tavolinën e mbretit të Italisë, ata njerëz nuk do të ishin dënuar?! Ndoshta jo me pushkatim por historia do i dënonte apo jo? Prandaj ju lutem në kontekst historik.

 

EMISIONET