Gurakuqi: Partizanët përpos bashkëpunëtorëve kanë kryer krimeve kundër shqiptarëve

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Romeo Gurakuqi u shpreh se 29 nëntori është dita ku partizanët kanë hyrë në Shkodër rreth paradites

Ai tha se në shumë vende partizanet kanë kryer krime ndaj njerëzve atje, edhe ndaj atyre që nuk ishin bashkëpunëtorë me armikun.

Gurakuqi: 29 nëntori është dita ku partizanët kanë hyrë në Shkodër rreth paradites, kur trupat gjermane janë larguar gjatë natës. Hyrja në Shkodër nga partizanët nuk është deklaruar me festim. Ndërkohë që njerëz të pafajshëm janë marrë në rrugë, edhe pse nuk ishin bashkëpunëtorë.

Qysh nga pushtimi i veriut të Shqipërisë, i njëjti skenar është bërë edhe në pjesën e brendshme të Shqipërisë janë kryer reprezalje të jashtëzakonshme. Në Shkodër dhe pjesë të tjera të vendit dihej se çfarë i priste. Pas kësaj reprezalje qytetarët i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve ndërkombëtare, por u janë lënë dorë e lirë. Partizanët kanë kryer krime ndaj njerëzve.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET