Gripi i shpendëve, ISHP "i jep" zgjidhje: Vezët dhe mishin gatuajini në temperatura të larta

Gripi i shpendëve, ISHP "i jep" zgjidhje: Vezët dhe mishin

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se deri tani nga analizat e kryera në njerëz nuk ka raste të infektuar me influencën aviare, H5N1.

Silva Bino, shefja për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik thotë se rreziku i infektimit nga shpendët tek njeriu është i lartë tek personat që kujdesen për rritjen e tyre.

Gjithashtu virusi transmetohet përmes kontakteve të afërta dhe spërklave të shpendit të sëmurë.

Ndërsa shenjat e H5N1 te njeriu, fillimisht ngjasojnë me gripin e stinës, por rëndimi i frymëmarrjes dhe shfaqja e shenjave të tjera duhet të alarmojnë fermerin për të raportuar te mjeku situatën e tij.

Megjithatë Silva Bino këshillon qytetarët që vezët dhe mishin e shpendëve ta gatuajnë në temperature të larta. Ekspertët e ISHP i bëjnë thirrje fermerëve dhe drejtuesve të pularive që asgjësimi i shpendëve të sëmura bëhet sipas protokolleve të duhura.

EMISIONET