Grabitja e përgjakshme në tabakino, një shqiptar në pranga për vrasjen e punonjësit së dyqanit në Selanik

Grabitja e përgjakshme në tabakino, një shqiptar në pranga

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar si autor i dyshuar i grabitjes së përgjakshme në një tabakino në Selanik që përfundoi me vrasjen e punonjësit 44-vjeçar.

Mediat greke bëjnë me dije se au u arrestua në shtëpinë e tij mëngjesin e kësaj të hëne, 8 nëntor, ndërsa bashkëpunërtori i tij grek, 35 vjeç ishte arrestuar mbrëmjen e të dielës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të shtunën ku një person me fytyrë të mbuluar hyri në dyqan dhe nënë kërcënimin e armës mori një shumë parash nga dyqani.

Por ndërsa punonjësi ka bërë rezistencë duke reaguar, grabitësi e ka goditur me dorezën e armës në kokë.

44-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit, ku fillimisht janë konstatuar dëmtime kraniocerebrale. Pak më vonë ai ndërroi jetë.

Zyrtarisht nga policia nuk jepet një shifër për shumën e grabitur por mediat greke patën raportuar për 700 euro.

Nga ana e policisë dhe prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET