Tabaku: Rama ka premtuar buxhet për arsimin 5% të PBB-së, por as 2.5% nuk ka shkuar

Tabaku: Rama ka premtuar buxhet për arsimin 5% të PBB-së, por as

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, studenti Gevio Tabaku u shpreh se Rama ka premtuar që do ta rrisë buxhetin për arsimin në 5% të PBB-së në lidhje me arsimin, por shohim se ka shkuar deri më tani jo më lart se 2.5%.

Ai theksoi se tarifat universitare në vend janë shumë të larta, ndërsa theksoi se janë harxhuar shumë para në karburante dhe shpenzime të panevojshme gjatë pandemisë kur auditorët ishin bosh.

Tabaku: Rama ka premtuar që do ta rrisë buxhetin për arsimin në 5% të PBB-së në lidhje me arsimin, por shohim se ka shkuar deri më tani jo më lart se 2.5%. Kjo sjell ato kostot e mëdha që ka edukimi jo cilësor që ka edukim në vendin tonë.

Të mos flasim për tarifat e larta që ka studimi në vend. Gjatë vitit të kaluar akademik janë shpenzuar qindra mijëra euro nga universitetet kur ato kanë qenë bosh në kohë pandemie. Këto janë keqmenaxhime, duke bërë që të largohen studentët nga vendi dhe t’ua vështirësojnë jetën.

EMISIONET