RENDI I DITËS/ Kuvendi mblidhet sot, ndërsa protesta masive në Shqipëri hyn në ditën 12-të. 6 interpelanca, mes tyre edhe me Ramën

Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës parlamentare, ndërkohë që prej 12 ditësh vijojnë protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti, dhe klasës politike në tërësi.

Në rendin e ditës parashikohen 6 interpelanca, ku 5 janë për ministrat dhe një është thirrur nga deputeti Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

RENDI I DITËS/ Kuvendi mblidhet sot, ndërsa protesta masive në

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

EMISIONET