GJKKO jep sot vendimin për dosjen e incineratorit të Fierit

GJKKO jep sot vendimin për dosjen e incineratorit të Fierit

Në orën 10:30 Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit jep vendimin për kalimin për gjykimi të dosjes të inceneratorit të Fierit.

18 nga 20 të pandehurit e dosjes se inceneratorit të Fierit i kërkuan Gjykatës së Posaçme gjykim të shkurtuar.

Dy të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi dhe shtetasi italian Giuseppe Ciaffaglione, kërkuan të gjykohen me proces të zakonshëm.

Mes të pandehurve që kërkojnë të përfitojnë nga ulja e dënimit në rast të shpalljes fajtorë janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Të gjithë kanë mohuar akuzat, ndërsa zyrtarisht të pandehur për këtë dosje janë:

1- Lefter Koka;

2- Alqi Bllako;

3- Mirel Mërtiri;

4- Klodian Zoto;

5- Stela Gugallja;

6- Pëllumb Abeshi;

7- Etleva Kondi;

8- Jonida Zeqo;

9- Bardhyl Çabiri;  

10- Serafin Papa.

Për 10 administratorë të kompanive që kryen punimet në inceneratorin e Fierit.

stela gugallja fier incineratori lefter koka mirel mërtiri alqi bllako klodian zoto pëllumb abeshi etleva kondi jonida zeqo bardhyl Çabiri serafin papa

EMISIONET