Vokshi-Bylykbashi-Vasili: Rama-Nikolla-Balla nën akuzë për marrjen peng të Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe ai i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një deklaratë të përbashkët për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit theksuan se treshja mes Edi Ramës, Lindita Nikollës dhe taulant Ballës janë nën akuzë për pengmarrjen e parlamentit.

Bylykbashi tha se ky është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarde.

“Kërkuam të premten përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes e ministres zonjës Spiropali për gjuhën e papranueshme të saj ndaj deputetëve,

Kërkuam të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës, është marrë vendimi nga shumica për të rrëzuar këtë kërkese.

Treguesi qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë dhe Rama po përdor qartazi, duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët, që të bëjnë të pamundur kontrollin e qeverisë.

Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat si instrumentet që na garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal që është aq e rëndë sa dhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton, pra Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, e për këtë jemi përjashtuar,” tha Bylykbashi.

EMISIONET