Gabriel Escobar nis vizitën në Tiranë, takohet me Ramën dhe Begaj

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur turin e takimeve me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare në ditën e parë të vizitës në vend.

Në orët e pasdites ai mbërriti në ambjentet e Kryeministrisë ku u takua me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste.

Më pas në orën 17:00 ai u takua me presidentin e vendit Bajram Begaj.

Zyrtari i lartë amerikan pritet që takimet me përfaqësuesit e opozitës ti zhvillojë një ditë më pas, kur të mërkurën do të diskutoj me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht drejtues i koalicionit "Bashkë fitojmë".

Axhenda do të vijojë me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Ashtu si dhe pritej Escobar nuk do të ketë takim me ish- kryeministrin Sali Berisha, i cili është i shpallur person non grata nga SHBA.

Vizita e tij vjen vetëm 3 ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, ndaj pritet që kjo të jetë tema kryesore e bisedës.

Më herët prej partive politike në Shqipëri është kërkuar respektimi i kodit elektoral si dhe propozimi i kandidaturave të pastra.

EMISIONET