FOTO+VIDEO/ “Fluturimi” i vdekjes nga mbikalimi i Saukut, 20-vjeçari që ndërroi jetë së bashku me dy të rejat, i apasionuar pas shpejtësisë

FOTO+VIDEO/ “Fluturimi” i vdekjes nga mbikalimi i Saukut,

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje tek mbikalimi i Saukut.

Automjeti tip  “Audi A8” i drejtuar nga 20-vjeçari i Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe “fluturoi” nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër, duke shkaktuar dhe tre të plagosur të tjerë që ndodheshin në automjet.

Poll
FOTO+VIDEO/ “Fluturimi” i vdekjes nga mbikalimi i Saukut,
Ne foto: Klevis Ruçaj

Ndërkaq dy vajza që ishin pasagjere në makinën e Klevisi humbën jetën mennjëherë nga aksidenti i tmerrshëm, ndërsa i riu nu arriti t’u shpëtojë plagëve marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës pak orë më vonë.

Ndërkaq mësohet se 20-vjeçari ishte i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë.

Në disa foto që qarkullojnë në rrjetet sociale, Klevisi shfaqet duke drejtuar automjetin me shpejtësi marramendëse prej 270 kilometrash në orë.

FOTO+VIDEO/ “Fluturimi” i vdekjes nga mbikalimi i Saukut,

Po ashtu mësohet edhe identiteti i shoferit të automjetit tjetër tip Honda. Ai është 60-vjeçari Qemal Kurti i cili ka mbetur i plagosur së bashku me Alda Kurtin 51 vjeçe.

I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.

Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

EMISIONET