FOTOT + EMRAT/ U kapën me kokainë me 3 yje në mes të Tiranës, Robert Domi është djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut

Robert Domi, njëri nga tre persona e arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi kokaine të cilësisë së lartë, rezulton të jetë djali i ish-kryetares së Bashkisë Shijak, Shpresa Domi.

FOTOT + EMRAT/ U kapën me kokainë me 3 yje në mes të
Në foto: Ish-kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, Shpresa Domi, ka drejtuar nën siglën e flamurit të PS, bashkinë e Shijakut në një mandat qeverisës.

Operacioni i djeshëmm policor, çoi në arrestimin e tre personave: Andrea Dema, Genis Mustafa dhe Robert Domi, të cilët ishin në një automjet, ku ndodhej sasia e kokainës.

Arrestimi i tyre është mundësuar nga policia në rrugën “Vangjush Furrxhi”, teksa të rinjtë kishte mbërit nga Shijaku në Tiranë, për të dorëzuar sasinë e drogës.

Një veprim të tillë dyshohet se tre personat e kanë kryer disa herë, duke shitur lëndën narkotike në zonën e Rrugës së Durrësit, rrugës “Myslym Shyri”, në ish-bllok dhe në zonën e “21 dhjetor”.

Pritet që në ditët në vijim tre personat Andra Dema, Genis Mustafa dhe Robert Domi, të dalin para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

elton qyno robert domi genis mustafa andrea dema shpresa domi

EMISIONET