Ja kush është vrasësi i Ardian Nikulajt dhe kush e porositi ekzekutimin

Një portugez i identifikuar si Ruben Saraiva (personi në foto sipër) është ekzekutori i biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Kjo foto tregon pamjen e tij pas kokores së motorit dhe maskës anti-Covid që mbante në fytyrë.

Ja kush është vrasësi i Ardian Nikulajt dhe kush e porositi
Ne foto: Ruben Saraiva, ekzekutuesi

Veçse duke qëlluar ndaj 51-vjeçarit, portugezi u kap nga kamerat e sigurisë dhe në ambientet e jashtme të lokalit.

Ja kush është vrasësi i Ardian Nikulajt dhe kush e porositi
Vrasësi portugez po ruante mbrapa hotelit

Vrasësi ishte pjesë e një grupi që përbëhej edhe nga një shqiptar e 4 britanikë, mes të cilëve një vajzë.

Edmond Haxhia, që shihni në këtë foto dyshohet se ishte organizator dhe financues i atentatit.

Ja kush është vrasësi i Ardian Nikulajt dhe kush e porositi
Ne foto: Edmond Haxhia

Ai është një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulajt ishin në gjak dhe ishte kthyer nga Britania e Madhe pak muaj më parë.

Motivi sipas Policisë së Shtetit është gjakmarrja.

Personi në këtë video tjetër ndërkohë është identifikuar si Steven Hunt. Ai besohet se ka rolin e infomatorit të ekzekutorit dhe vëzhuesit!

Ja kush është vrasësi i Ardian Nikulajt dhe kush e porositi
Ne foto shtetasi anglez

Britaniku është filmuar në hotelin e Ardian Nikulajt ku u paraqit si turist më datë 11 prill dhe u largua pas krimit.

Harry Simson, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman të tre shtetas britanikë, sipas policisë së Shtetit kishin role të ndryshme në atentat.

Të 6 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kanë arritur të dalin nga Shqipëria si turistë.

Por hetuesit thonë se kanë prova të pakundërshtueshme për lidhjet me krimin e 19 Prillit në lokalin e Ardian Nikulajt.

Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj pasojë e të cilës besohet se është edhe vrasja e 51-vjeçarit ka nisur në vitin 1996 për 10 mijë lekë naftë dhe u ka kushtuar jetën 6 personave.

Personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e një jave më parë në Shëngjin janë:

Edmond Haxhia (Porositësi)

Ruben Saraiva (Autori i vrasjes)

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

vrasja ardian nikulaj nikulaj edmond haxhia ruben saraiva

EMISIONET