FOTO/ Të dielën Pashkët, fluks në Kapshticë. Shqiptarët kthehen për festë nga Greqia

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar këtë të premte një fluks i shtuar në hyrje të tokës shqiptare.

Kjo pasi në pikën kufitare të Kapshticës janë dyndur dhjetëra mjete me emigrantë shqiptarë që kthehen për festën e Pashkës në Shqipëri, në radhë për të kaluar doganën.

Mësohet se kjo pikë kufitare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur rradhën.

Megjithatë fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

greqia kapshticë

EMISIONET