FOTO/ Borë në pranverë, zbardhet Dibra, bllokohet Rruga e Arbrit, Policia: Kaloni nga rruga e vjetër

FOTO/ Borë në pranverë, zbardhet Dibra, bllokohet Rruga e Arbrit,

Pranvera duket se ka sjellë surpriza të papritura për motin, ku temperaturat kanë shënuar vlera negative në disa zona të vendi tonë.

Që mbrëmjen e djeshme reshjet e borës janë rikthyer sërish në Qarkun Dibër.

Ndërkaq policia bën me dije se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit,  bypassi - Qafë Murrizë, është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njofton policia.

FOTO/ Borë në pranverë, zbardhet Dibra, bllokohet Rruga e Arbrit,

EMISIONET