FOTO/ Nga tejkalimi i shpejtësisë tek të dehurit në timon, Policia “kasaphanë” shoferësh në rrugët e Durrësit

FOTO/ Nga tejkalimi i shpejtësisë tek të dehurit në timon,

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt";

-janë pezulluar në total, 24 leje drejtimi, nga të cilat 19 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 5 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

policia durrës shoferë

EMISIONET