FOTO/ Aksident në Devoll, makina përplas motorin, dëmtohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Devoll të Korçës.
Një autoveturë ka përplasur një motorçikletë, ndërsa mësohet se si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Bilishtit, pak minuta më parë.
Nga aksidenti, drejtuesi i motorit u dërgua në spitalin e Bilishtit, ndërsa mësohet se tani do të transportohet drejt Korçës për mjekim.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.


