Flet avokati i Belerit: Ishte me 2 miqtë e tij, nuk është kapur me para, lekët ishin të një personi tjetër
Në një prononcim për mediet, avokati i Fredi Belerit tha se klienti i tij akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim, ndërsa shtoi se kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë.
Po ashtu, avokati Romarjo Meminaj u shpreh se në momentin e arrestimit, Beleri ka qenë duke darkuar me disa miqtë e tij dhe se paratë i janë gjetur një personi tjetër, pa lidhje me të.
“Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të Vlorës. Akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje i kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk qëndrojnë në këtë moment, sepse Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me miqtë e tij dhe në atë moment ka vajtur policia dhe pretendohet se është kapur në kushtet e flagrancës. Duhet të kesh diçka që të japësh, ai nuk është kapur as me lekë dhe me asgjë tjetër. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër dhe ska lidhje me Belerin”, tha avokati.