Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke shkon në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2023, 14:52
Ambasadorja greke Konstantina Kamitsi ka shkuar në Vlorë pasditen e sotme pas arrestimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri.
Më herët ajo ishte në Ministrinë e Jashtmë të Shqipërisë ku u takua me një zyrtar të lartë të këtij institucioni lidhur me rastin.
Arrestimi i Belerit mesnatën e mbrëmshme është dënuar ashpër nga kryeministri grek Mitsotakis e ministrii jashtëm Dendias.