Fatura 6 mujore e Hagës, zbulohet shifra marramendëse që pagoi Kosova për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së

Fatura 6 mujore e Hagës, zbulohet shifra marramendëse që pagoi

Rreth 1.6 milionë euro është fatura që ka paguar buxheti i Kosovës  në 6 muaj për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Më konkretisht nga buxheti i Kosovës janë paguar 1 milion e 578 mijë e 857 euro e 35 cent për shtatë të akuzuarit.

Pagesat për avokatët janë lëvruar nga Ministria e Drejtësisë që nga tetori i vitit 2020.

Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore.

T7 i ka siguruar këto shpenzime nga Ministria e Drejtësisë, pas kërkesës së ministres Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrative për publikimin e shpenzimeve financiare, udhëzim të cilin e ka aprovuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ezektuar për të është 315 mijë euro.

Pas tij, sipas shpenzimeve të deritashmë radhitet mbrojtja e Rexhep Selimit, ish- komandantit të UÇK-së që po gjykohet në lëndën “Thaçi dhe të tjerët”.

Avokati i Selimit, David Young është paguar nga shteti me 287 mijë euro.

Ndërsa, një shumë e konsiderueshme e parave është dhënë edhe për mbrojten e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Për mbrojtjen e tij, holandezin Von Bone sipas kësaj tabele nga buxheti shtetëror janë ekzekutuar mbi 271 mijë euro.

Ndërkohë, një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale.

Njëri nga tre avokatët e ekipit mbrojtës të ish-shefit të shtetit, Pierre R. Prosper deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro.

Ndërsa shuma që është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit për një gjysmë viti është për mbi 242 mijë euro.

Më pak sipas këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson.

Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro.

Avokati i Nasim Haradinajt, Bat Mertens, për periudhën tetor-nëntor është paguar 33 mijë e 648 euro, ndërkaq avokati tjetër i tij, Toby Cadman, për periudhën dhjetor-shkurt është paguar 144 mijë e 742 euro.

Deri më tani janë aprovuar 1,114,257.35 euro derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464,600 mijë euro.

 

EMISIONET