PS, 41 faqe relacion me shkeljet e Metës, firmosën deputetë që s'do jenë më, por jo Rama e Xhafaj

PS, 41 faqe relacion me shkeljet e Metës, firmosën deputetë

Janë 50 deputetë firmëtarë dhe një relacion prej 41 faqesh. Me futjen e çështjes në seancë plenare socialistët po shtyjnë përpara shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me bindjen se do ta mbyllin me këtë legjislaturë

Mes firmëtarëve ka edhe deputetë që nuk do të jenë më në Kuvend si Alket Hyseni, Pandeli Majko apo Eglantina Gjermeni.

Por në listën e socialistëve të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit, mungon firma e Edi Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga relacioni mësohet se deputetët e PS kanë qenë të vëmendshëm ndaj presidentit Meta dhe kanë bërë një punë voluminoze krahas angazhimit të tyre në zgjedhje.

Ata kanë nxjerrë dhe evidentuar deklarata, të njëanshme sipas tyre, të Metës, para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore 2021, qofshin këto në media të ndryshme apo postime të tij në rrjetet sociale.

PS vlerëson se është emergjente rivendosja e menjëhershme e ligjshmërisë së institucionit të Presidentit, që sipas tyre në këto zgjedhje e ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Sipas tyre, Meta në të gjitha daljet e tij publike ka kryer aktivitet partiak në mbrojtje të opozitës, ka intimiduar votuesit duk u kujtuar se ai vetë apo populli do t'u presin dua.

50 deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës

Taulant Balla

Alket Hyseni

Elisa Spiropali

Ulsi Manja

Lindita Nikolla

Artemis Malo

Eduard Shalsi

Bujar Çela

Arben Kamami

Sadi Varbsi

Olta Xhaçka

Ervin Bushati

Adelina Rista

Klodiana Spahiu

Spartak Braho

Edlira Bode

Tatiana Piro

Ismet Beqiraj

Roland Xhelilaj

Xhevit Bushaj

Aurora Mara

Dmond Leka

Jurgis çyrbja

Almira Xhembulla

Erion Braçe

Ermonela Valikaj

Reme Lala

Mirela Kumbaro

Besnik Bare

Eglantina Gjermeni

Luan Duzha

Florenc Spaho

Ilir Ndraxhi

Anduel Xhindi

Ervis Kushi

Antonela Dhima

Vilma Bello

Fete Veli

Pandolin Majko

Fadil Nasufi

 Luan Harusha

Bledar Çuçi

Klodiana Bushka

Vasilika Hysi

Vullnet Sinaj

Eljo Hyska

Ediola Braha

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET