Fishat e diabetit falas për 65 vjeçarët, Rama: Të moshuarit kursejnë 1 pension në vit nga nisma

Fishat e diabetit falas për 65 vjeçarët, Rama: Të

Një muaj pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të rimbursohen fishat për grupmoshën mbi 65 vjeç, duket se ka nisur dhe zbatimi i këtij vendimi.

Lajmin e bën me dije vetë kreu i Qeverisë Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se me këtë nismë të moshuarit mund të kursejnë të paktën 1 pension mujor në vit.

“Mirëmëngjes! Dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen FALAS për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama në mesazhin e tij.

Fishat e diabetit falas për 65 vjeçarët, Rama: Të

Ndërkaq nga nisma përfitojnë 50 mijë të moshuar, ndërkohë edhe farmacitë i kanë kryer të gjithë procedurat e nevojshme me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Lista e barnave të rimbursueshme i ka kushtuar buxhetit të shtetit 11.4 miliard lekë.

EMISIONET