"Fijet që priten" në Vlorë, në tre ditë u sekuestruan 16 kamera, aksioni do të shtrihet dhe në fshatra
Vetëm 16 kamera sigurie ka gjetur policia e Vlorës në 3 ditë të aksionit të nisur të enjten për heqjen dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të vendosura në hapësira publike duke cënuar privatësinë.
Aksioni ka nisur të enjten teksa në 24 orët e para të tij policia ka sekuestruar 16 kamera sigurie teksa në dy ditët në vijim mesa duket blutë e Vlorës kanë dal duar bosh për sekuestrimin e kamerave të sigurisë.
Sipas informacioneve nga blutë e Vlorës kontrollet ka patur në gjithë territorin në brendësi të qytetit por nuk janë gjendur kamera sigurie të cilat ishin në hapsira publike dhe rrezikojnë privatësinë.
Në qytet tashmë sipas informacioneve nga blutë e Vlorës në hapësirat publike gjenden kamerat e sigurisë të vetë policisë së shtetit si dhe kamerat pranë bizneseve dhe banesave të cilat i përkasin individëve të caktuar.
Aksioni ndërkohë pritet të vijojë në fshatra të qytetit të Vlorës që i përkasin njësive administrative por edhe në bashkinë Selenicë, Himarë si dhe në rang qarku pritet të vijoj me rrethin e Sarandës.
Ndërkohë priten informacione të reja për të parë shifrat konkrete të kamerave të sigurisë, të cilat paraqesin rrezikshmërinë e kontrollit të tyre nga eksponentë të krimit të organizuar për të vëzhguar policinë ose rivalët e tyre.