"Fijet që priten", eksperti: Aksioni i zmadhuar, emra të krimit që s'u kapën dot për vrajse, duan t'i penalizojnë për vënie kamerash

Një operacion fillimisht i nisur në Shkodër e i shtrirë në disa qytete të vendit kanë çuar në sekuestrimin e dhjetëra kamerave të sigursë të vendosura në rrugë dhe ambjente publike e që ishin vënë nga kontigjenë e grupe kriminale.

Në një intervistë për Ora News, eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi deklaroi se operacioni është zmadhuar dhe do të shfryhet si një flluskë saponi pasi personat që i kanë vendosur kanë mjetet e nevojshme financiare dhe emrin e tyre për të mos u proceduar.

"Një situatë e tillë paraqet një rrezik relativ por jo kaq sa zmadhohet. Duhet bërë një analizë risku. Nëpërmjet instalimit të kamerave dihet që janë zbuluar shumë ngjarje kriminale.Unë jam pro libearlizimit të kamerave. Për sa kohë ka rënë siguria duhet të gjejë një mënyrë për ta mbrojtur banesën e të gjitha të tjerat.

Gazetari e tha se flitet për emra të njohur të botës së krimit që s'janë penalizuar dot për vrasje dhe pretendojnë se do ti penalizojnë tani për vendosje kamerash, ta harroni se ata do të mbajnë përgjegjësinë për vendosjen e kamerave. Kanë mjetet e nevojshme financiare, strukturat mbrojtëse, kanë dhe emrin që shkakton frikë e në kuadër do të shfryhet si flluskë sapuni. Kamerat përpara se të hiqeshin, duhet të ishin hakeruar.

Kjo do të çonte në zbardhjen e personave që i kanë poseduar. Problemi është se duhen bërë investime në grupet e inteligjencës. Nuk duhet të ngelemi vetëm tek grupet e gatshme. Krahas monitorimit të policisë ata monitorojnë dhe palët kundërshtare," tha Rexhepi.

kamerat e krimit fijet që priten

EMISIONET