Fier, tentoi t’i vidhte automjetin me rimorkio, prangoset nga policia 

Fier, tentoi t’i vidhte automjetin me rimorkio, prangoset nga

Policia e Fierit ka prangosur një 43-vjeçar i cili ka tentuar të vjedhë një automjet të marrë në tokën e një personi tjetër.

Po ashtu, ky person nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe me vete i është gjetur edhe një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Vjedhja", e mbetur në tentativë, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", shtetasin M. T., 43 vjeç, banues në Levan, pasi duke drejtuar një automjet me rimorkio të ngarkuar me ushqim për kafshët, të vjedhur në tokën e shtetasit N. M., nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur edhe një mjet prerës (thikë), që u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET