Fëmijët shpëtojnë Vjola Sperjon/ Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu ish-drejtoreshën e bashkisë së Tiranës

Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu ish-drejtoreshën e bashkisë së Tiranës Vjola Sterjo. Ajo u arrestua në dhjetor pas një një sërë denoncimesh nga qytetarët, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi, për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Vjola Sterjon, drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit 2022.

Nëpërmjet avokatit të Sterjo, ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës, e cila në datën 8 Mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë .

Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të "mashtrim me pasoja të rënda", pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë Euro deri në 160 mijë Euro, duke iu premtuar që do tiu siguronte subvencione nga AZHBR.

Sterjo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën publike, si tek e-Albania dhe AKSHI.

gjykata vjola sperjo

EMISIONET