Çfarë shkoi keq para 10 ditësh? Detajet se si Ramazan Rraja i shpëtoi policisë në Vorë
Ramazan Rraja, i arrestuar dy ditë më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, mësohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Vorë, para 10 ditësh.
Mediat bëjnë me dije se një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi.
Në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të makinës, e cila edhe në këtë moment nuk ka ndaluar.
Ngjarja e Vorës nuk është raportuar nga policia, por AMP ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë. /BW