FOTO + VIDEO/ Shteti nis revanshin: Lëshohen 16 urdhër-arreste për disa vrasje. Kush është i penduari që "zbuloi" Laert Haxhiun?
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.
Mësohet se në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 16 urdhër arreste nga Prokuroria e Elbasanit.
Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 4 vrasje, të cilat ishin nën hetim.
Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.
Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.

Gjithçka mendohet se është zbardhur nga Artan Tafani personi që grabiti pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, i cili është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë.
Tafani dyshohet se ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut, dhe një ndër ngjarjet e zbardhura prej tij është dhe vrasja e Albi Bashaliut.
Po ashtu mësohet se është zbardhur dhe vrasja e Alban Semakut, i cili u ekzekutua sapo doli nga burgu i Peqinit, dhe u hodh në lumin e Shkumbinit në afërsi të Peqinit.

Semaku mësohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Lushnjës që drejtohej nga Aldo Bare.
Tafani mik i Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit dhe në dëshminë e tij mësohet se ka nxjerrë emrin e Laert Haxhiut, në disa ngjarje.
Po ashtu mësohet se mes personave të arrestuar dhe dy nga Tepelena.
Për tre ditë me radhë Tafani ka folur në ambientet e policisë së Tiranës, duke shpjeguar me hollësi dinamikën e vrasjeve.
Grupi vepronte dhe në Greqi, duke marë porosi dhe kryer vrasje me pagesë.
Policia e Elbasanit e asistuar nga FNSH kanë kryer gjatë pasdites së sotme kontrolle të imtesishme në qytet.
Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar të paktën dy person një grua e identifikuar si Klea Gjata (e dyshuar si motra e Laert Haxhiut) dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Burime konfirmojne se shtetesja Klea Gjata dyshohet se është perfshirë në një ngjarje të rënda kriminale, vrasje.
Paraprakisht bëhet me dije se asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim.
Sa i takon personit tjetër dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale.
KRONIKA E NGJARJES SE 27 Dhjetor 2021, ku u vra Albi Bashaliu