"Fantazmat" e rrugëve me monopatina, Likaj: Prindërit t’i thërrasin mendjes, as e kanë idenë se ç’u japin fëmijëve të tyre

Një aksident në zemër të kryeqytetit tronditi opinionin publik, tre fëmijë të mitur, duke lëvizur me monopatina në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', u përplasën nga një automjet.

Ngjarja riktheu në vëmendje mungesën e rregullave të qarta për përdorimin e këtyre mjeteve sidomos kur përdoruesit janë të vegjël dhe të pambrojtur.

Pikërisht për këtë çështje u fol këtë trë enjte në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai në “Ora Neës” , ku në fokus ishte siguria rrugore, boshllëqet ligjore dhe domosdoshmëria për të ndërhyrë me masa konkrete.

Sa të rrezikuar janë fëmijët në rrugët tona? Kush mban përgjegjësi dhe çfarë duhet ndryshuar urgjentisht?

Përgjigjet e këtyre do t’i jepte Fadil Likaj, ekspert rrugor.

“Faktikisht mjetet elektrike, apo dyrrotakët janë kthyer në një problematikë shumë të madhe kohët e fundit në zonat urbane, jo vetëm në Tiranë.

Ata janë problemtikë jo vetëm në momentin kur futen në rrugë, por edhe kur ata qarkullojnë në trotuare, ku ka pasur aksidentet të shumta me njerëzit që ecin në këmbë në trotuare, ku janë përplasur nga këto mjete edhe fëmijë.

Sepse këto monopatina kanë një fuqi motorike që varion nga 25- 45 apo 50 km/orë.  

Këto mjete po përdoren nga grup-moshat që nuk e njohin Kodin Rrugor, por shpeshherë përdoren edhe nga nnjerëz të papërgjegjshëm me një kulturë të sigurisë rrugore shumë të vogël.

Por së fundmi për shkak të manovrave të pakontrolluara që ata bëjnë janë kthyer edhe në një problem vizual për drejtuesit e mjeteve të tjera që qarkullojnë në rrugë, pasi nuk arrijnë t’i shikojnë kur ata qarkullojnë”, u shpreh eksperti Fadil Likaj.

Nga ana tjetër, Likaj u shpreh se: “Prindërit duhet t’i thërrasin mirë mendjes, sepse ata po tregohen të papërgjegjshëm kur nuk e dinë se çfarë mjeti po u japin fëmijëve të tyre në një zonë “të minuar””, tha Likaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

EMISIONET