673 nuk kalojnë, më pak ekselentë në Matematikë, Llazo: Koha për të ndryshuar sistemin e Maturës Shtetërore

673 maturantë nuk kanë mundur të marrin notë kaluese në testin e matematikës. Megjithatë numri i tyre është sa gjysma e katrave të marra në tre vitet e fundit. Megjithatë edhe ekselentë në këtë lëndë ka më pak.

Ana Llazo, eksperte edukimi në një intervistë për “Ora News” u shpreh se rezultat e këtij viti nuk janë shumë të kënaqshme për sa i përket provimit të Matematikës, pasi mund të kishim rezultate më të larta.

“Por këto vijnë si një sërë faktorësh të cilët do t’i lidhja së pari me vetë përgjegjësinë që kanë pasur maturantët gjatë kohës 3 vjeçare të tyre të studimit të lëndëve në shkollë, nga mënyra e mësimdhënies nga ana e mësuesve, por edhe nga mënyra e hartimit të testit të provimit të maturës.

Pra, jo vetëm provimi i Matematikës, por edhe i Gjuhës Shqipe, Letërsisë si dhe i Gjuhës së Huaj, edhe aty rezultatet duhet të ishin më të larta dhe mendoj që këto lloj rezultatesh janë tregues që ka ardhur koha për të ndryshuar sistemin e Maturës Shtetërore. Pra mënyrën se si organizohet, mënyrën e testeve.

Këtu duhet të fusim edhe meritokracinë e cila ka munguar sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore, sepse kemi parë përveç ekselentëve, ngelëse, kemi parë ndërmjet nxënësve ku ata mesatarët kanë marrë nota më të mira se ekselentët, në nëntës apo dhjetës. Pra, e vë theksin tek reformimi i sistemit të Maturës Shtetërore”, u shpreh Llazo.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTEN E EDUKIMIT ANA LLAZO

EMISIONET